Të paktën 25 viktima dhe 32 të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në jug të Meksikës ku një kamion që transportonte emigrant nga Amerika Qendrore, përfundoi jashtë rruge duke u përmbysur.
Aksidenti ndodhi në një zonë në kufi me Guatemalën, nga ku çdo vit me mijëra persona ndërmarrin udhëtime të rrezikshme nëpërmjet Meksikës në përpjekje për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al