Më shumë se 100 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pasi një gomone u përmbys në brigjet e Libisë, duke shtuar se shpresat janë të pakta për të gjetur të mbijetuar.
Eugenio Ambrosi, shefi i stafit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), tha se të paktën 100 persona kanë humbur jetën në incidentin që ndodhi në Mesdheun Qendror.
“Këto janë pasojat e politikave të cilat nuk arrijnë të mbështesin të drejtën ndërkombëtare dhe kërkesat më themelore të humanitetit,” shkroi ai në Twitter.
Që nga viti 2014, më shumë se 20,000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në Europë nga Afrika. Më shumë se 17,000 prej tyre kanë humbur jetën në Mesdheun Qendror i cili përshkruhet nga OKB si rruga më e rrezikshme e migrimit në botë./abcnews.al