Një aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Viktimat janë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere kurse i plagosur ka mbetur një fëmijë 10 vjeç.
Një furgon doli nga rruga në Nikël dhe shkaktoi dy viktima e një të plagosur. Aksidenti ndodhi orët e drekës. Viktimat janë drejtuesi i mjetit, 75-vjeçari Islam Malaj dhe pasagjerja, Lindita Mjekra 49 vjeçe.
Ajo shoqërohej edhe nga djali i saj. Fëmija 10 vjeç po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të tre ishin nisur drejt Fushë-Krujës. Mësohet se 75-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit kur është futur në një kthese.
Furgoni pasi doli nga rruga është përmbysur. I vetmi që mbijetoi ishte fëmija. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik./abcnews.al