Dy aksidente janë shënuar pasditen e sotme në Tiranë dhe në Vlorë, por fatmirësisht pa të lënduar. Aksidenti i parë u regjistrua rreth orës 17:30 në autostradën Tiranë-Durrës ku një kamion u përmbys.
Rreth 30 minuta më pas një tjetër kamion u përmbys në afërsi të Vlorës, por shoferi shpëtoi pa lëndime. Në të dy rastet paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia.
Aksidentet kanë shkaktuar radhë të gjata për disa minuta, por më pas trafiku është normalizuar./ Abcnews.al

