Përlotet profesor Susaj, ka një thirrje për gjithë shqiptarët

schedule22:31 - 13 Nëntor, 2021

schedule 22:31 - 13 Nëntor, 2021

Gjatë intervistës për abcnews.al për gazetarin Ermal Vaka, teksa po fliste për emigrimin profesor Susaj përlotet duke kujtuar djalin e tij i cili është larguar nga Shqipëria.

 “Një djalë kisha, u detyrua me u largu, e largova nga halli sepse nuk jam i gëzuar asnjë sekond pa pasur djalin në shtëpi. T’a dish mirë, nuk ka prind në botë që do me e largu fëmijën nga shtëpia.

Ne i larguam fëmijët prej hallit, fëmijë tanë janë largu prej hallit, rinia shqiptare është largu prej hallit. Shqiptarët kudo që janë do ju them mos harroni vendin tuaj,mos harroni njerëzit që keni lënë në Shqipëri dhe nëse keni besim në Zot besoni që Shqipëria bëhet duke reaguar ndaj të keqes”, tha ai.