Përlotet Kiço Londo: Kam marrë mësime të rralla nga Kadri Roshi, më besoi drejtimin e teatrit

schedule10:32 - 30 Tetor, 2024

schedule 10:32 - 30 Tetor, 2024

Regjisori i njohur, Kiço Londo është përlotur kur ka folur për profesorin e tij, të madhin Kadri Roshi.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka thënë se ka marrë mësime të rralla nga aktori, të cilat nuk do t’i harrojë asnjëherë.

Kiço ka theksuar se një ndër momentet më të rëndësishme në jetën e tij është kur Roshi i besoi drejtimin e teatrit me shumë dashuri.

“Ka gur kilometrik në krijimtari, ka gur kilometrik dhe në formim. Profesor Kadri Roshin e kam pasur pedagog, kam bërë ‘mjeshtëri aktori’, kam marrë mësime të rralla prej tij. Më ka futur në zyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar, ku unë shërbeva për 3 vjet, bashkë me profesorin tjeër Sulejman Pitarka. Besoj që dimensioni i tij në jetën time është i papërshkruar nga fjalët.  Edhe i profesor Sulejman Pitarkës, edhe i profesor Vangjush Furxhiut, edhe i profesor Agim Qirjaqit. Sikundër kam dhe pedagog të tjerë, që nuk i harroj asnjëherë, por i kujtoj… Kujtoj Birxhe Haskon me shumë dashuri. Kujtoj profesor Timo Fllokon, të cilin e takoj dhe ndonjëherë me ndjenjë përgjegjësie për faktin se ai i sheh shfaqjet.

Unë kam qenë fans i filmave dhe i roleve të profesor Kadriut, kam pasur fatin të shërbejë në teatrin ku ai ka vënë një gur të rëndë”, rrëfeu Londo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!