Përlotet këngëtari shqiptar, vajza e tij 4 vjeçare dhuron flokët për fëmijët e prekur me kancer

schedule07:34 - 23 Nëntor, 2022

schedule 07:34 - 23 Nëntor, 2022

Këngëtari i NRG Band, Besnik Qaka është përlotur nga gjesti i veçantë i së bijës, e cila është vetëm 4 vjeç. Vogëlushja ka vendosur që të presë flokët për t’ua dhuruar fëmijëve të prekur me kancer. Këngëtari, në një intervistë për Rudinën, tregoi se si erdhi ky vendim i madh nga e bija e vogël.

Ai kujtoi se e bija pa një fëmijë në spital që nuk kishte flokë, ku shprehu dëshirën për të dhuruar të sajat. “Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”.

 

“U tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”. Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu.”, shtoi ai.

Ai kujton edhe momentin kur u ndodhën në sallonin estetik për të realizuar kërkesën e vajzës dhe emocionet që provuan prindërit. “Ne, kur ka filluar Una të presë flokët, ne kemi qarë.”, tha këngëtari duke shtuar se ndihet krenar për të bijën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!