Pikërisht përgjatë kufirit mes Gazës dhe shtetit hebre po zhvillohen përleshje të dhunshme mes manifestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Palestinezët kundërshtojnë inagurimin e pritshëm të ambasadës së re të SHBA-ve në Jeruzalem.
Bilanci i këtyre protestave është tragjik, 16 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur. Sipas mediave lokale përleshjet filluan pasi palestinezët thyen kordonin dhe hynë në territorin e Izraelit. Ushtria tentoi t’i largonte duke përdorur dhunë dhe gaz lotësjellës.
Mediat lokale duke cituar autoritetet njoftojnë se viktima e parë ishte një 21-vjeçar ndërsa personi i dytë i vrarë ishte 29 vjeç. Ndërkohë, në zonën kufitare mes dy vendeve patrullojnë mjete fluturuese të aviacionit izraelit, të cilat janë në gatishmëri për çdo përshkallëzim të situatës./abcnews.al