Njëzet e pesë persona janë vrarë në përleshjet midis kurdëve dhe luftëtarëve besnikë ndaj qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri.
Forcat Demokratike Siriane (SDF, një koalicion i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara) njoftuan sot se ata “kishin dëbuar persona të armatosur të regjimit që hynë në komunitetin Deyban”, në provincën Deir Ezzor.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, përleshjet që shpërthyen dje dhe vazhduan deri në mëngjesin e sotëm, shkaktuan 21 të vdekur në radhët e luftëtarëve pro regjimit dhe tre në anën e SDR.
Mes viktimave është edhe një grua.
/abcnews.al