Përleshje mes bandave dhe Gardës Kombëtare në Meksikë, 10 të vdekur

schedule09:04 - 4 Prill, 2024

schedule 09:04 - 4 Prill, 2024

Të paktën dhjetë kriminelë të dyshuar u vranë në dy incidente  në shtetin jugor meksikan të Chiapas, njëri prej të cilëve shpërtheu në një betejë midis personave të armatosur dhe gardës kombëtare, tha të mërkurën presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Pesë persona u vranë në një konflikt midis bandave dhe pesë të tjerë në një përleshje me gardën kombëtare, tha kreu i shtetit. Dhuna shpërtheu gjatë fundjavës në La Concordia, fillimisht kur persona të armatosur u përleshën me një bandë rivale, duke shkaktuar 5 viktima.

Më pas, një ditë më vonë, pati një përplasje me gardën kombëtare në të cilën u vranë pesë të dyshuar të tjerë, ndërsa 13 persona u arrestuan.

Në Meksikë me rreth 126 milionë njerëz, janë kryer më shumë se 420,000 vrasje, sipas shifrave zyrtare, që kur e ashtuquajtura “lufta kundër bandave” u shpall në dhjetor 2006 nga presidenti i atëhershëm konservator Felipe Calderon, me vendosjen e forcave të armatosura brenda vendit për të goditur kartelet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!