Një i ri shqiptar dyshohet se ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thika që ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Spanjë.
Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetet Mas de las Matas dhe Castellote, në rajonin Maestrazgo (Teruel).
Sipas autoriteteve spanjolle ka humbur jetën një 20 vjeçar I cili dyshohet se është goditur 15 herë me thikë dhe janë në gjendje të rëndë dy bashkëkombasit e tij.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me origjinën e këtij sherri, policia vijon punën për kapjen e të paktën dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje./abcnews.al