Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje me armë mes policisë meksikane dhe një grupi të rrezikshëm kriminal në Nju Meksiko.
Mediat e huaja shkruajnë se viktimat janë anëtarë të grupit kriminal, ndërsa raportohet se nga forcat e rendit kanë mbetur tre persona të plagosur.
Ministri i Sigurisë së shtetit të Nuevo Leon, Gerardo Palacios ka konfirmuar se përplasja me armë ka ndodhur përgjatë autostradës për në Nuevo Laredo, qytet pranë shtetit të Tamaulipas./abcnews.al