ELBASAN-Atë që ndolli, atë mori. Takimi i mbylljes se fushatës ne Elbasan, përfundoi me përleshje madhështore.
Militantet demokrate, hëngrën të gjallë njeri tjetrin, me grushte.
Nga këto pamje të siguruara nga Abc News, mësohet se pjesëmarrësit në sherrin masiv ishin mbështetës të kandidateve demokrate për deputet në Elbasan.
Burime për Abc News njoftojnë se një nga protagonistet e konfliktit është djali i drejtuesit politik te PD, Luciano Boci, që sipas informacioneve është shtruar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ndryshe nga Korça, ku doktori heshti, dhe vetëm i shtrëngoi dorën kandidatit të tij Nallbati, e njëjta dorë me të cilën goditi disa ditë më parë një kamionist, në Elbasan e kishte të qartë synimin. Mesa duket doktori do të ndjellë dicka.
“Këto mostra, me qeveritaret e tyre, shndërrojnë krimet në votë, shndërrojmë vrasjet në votë, dhe votën në vrasje. Këta vijnë nxjerrin Taulant Ballën, një horr që porosit vrasje, vëllain siamez të Suel Celese dhe Hajrit. Data 11, fundi juaj, mos tentoni te largoheni, do ju gjejmë, do ju kapim”,
3 dite para zgjedhjeve, Doktori permendi 3 here fjalen vrasje, ne qarkun qe e ka ende te fresket ngjarjen tronditese te Pjerin Xhuvanit. Mbeshtetesi i PS u vra 3 dite para zgjedhjeve te 2021.
Por nëse ajo vrasje, i ngeli në dorë Gazment Bardhit, tani Elbasanin e ka përsipër Alizoti, që sicc e pranon dhe vetë, i pëlqen të kruhet.
“Meqë jam unë personi, dhe edhe unë kam qejf të kruhem, tha që Alizoti po ngatërrohet me partinë e gabuar. Njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij. Atë formën e kokës e di vetem ai si e ka dhe qytetarët e Tiranës. Kur te vijë PD, për të parë kokën e tij, do ia bëjë me biletë”
/abcnews.al