“Perlë mesdhetare”, CNN rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë

schedule10:36 - 30 Maj, 2023

schedule 10:36 - 30 Maj, 2023

Media prestigjoze amerikane, CNN ka renditur Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik i qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Shkrimin e CNN e ka shpërndarë në rrjetin social “facebook” edhe kryeministri, Edi Rama.

CNN nuk është media e parë prestigjoze që shkruan për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, pasi prej kohësh media të vendeve të ndryshme zgjedhin të shkruajnë për vendin tonë.

Postimi i Ramës:

?️??CNN

?? ? SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023 ???️?? r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!