“Perla” e Shaqirit bën historinë, “ylli” i sulmit vendos rekordin e radhës në Euro 2024

schedule21:56 - 19 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 19 Qershor, 2024

Që prej orës, 21:00, “Helvetët” e Zvicrës po luftojnë në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, për të siguruar fitoren e dytë, të këtij Kampionati Evropian, kësaj radhe përballë “ishullorëve”, të Skocisë, me sfidën e parë që është mbyllur, në shifrat 1 me 1 dhe tashmë gjithçka pritet të vendoset në fraksionin e dytë të lojës.

Për skuadrën e Steve Clarke golin e gjeti Scott McTominay, me “shkatërruesin” e “Djajve” të Manchester United, që tundi rrjetën e Yann Sommer, në minutën e 13’-të, të sfidës, mirëpo vetëm 13 minuta më vonë “ylli” shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri shëoni një “perlë”, duke nisur festën e teknikut, Murat Yakin dhe gjithë kampit “helvet”, mirëpo nuk mbaron gjithçka këtu.

Me golin e shënuar, mbrëmjen e kësaj të mërkure, Shaqiri vendos një tjetër rekord, pasi bëhet i vetmi lojtar evropian, që shënon në 6 kompeticione madhe radhazë, duke filluar që në Botërorin 2014, për të vazhduar më tej me Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020, Botërorin 2022 dhe goli më i fundit, në Evropianin e Gjermanisë, Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!