Përkujtohet tragjedia e Otrantos, 28 vite më parë, 83 shqiptarë humbën jetën

schedule11:31 - 28 Mars, 2025

schedule 11:31 - 28 Mars, 2025

Sot shënohen 28 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ka ndodhur ne 28 mars 1997, kur anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.

Aty ku humbën jetën 83 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjeten kurrë.

Familjarët këtë 28 Mars kanë shkuar në varrezat ku prehen viktimat e tragjedisë së Otrantos.

“Vijmë t’i kujtojmë vit për vit, të mos harrohen. Derisa të jemi gjallë do t’i kujtojmë”, është shprehur një i afërm.

Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit tonë fqinj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!