Përkujtohet në Vlorë tragjedia e 9 janarit, familjarët shpresojnë te SPAK për drejtësi

schedule18:56 - 9 Janar, 2020

schedule 18:56 - 9 Janar, 2020

16 vjet pas tragjedisë së 9 janarit ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave nga Shkodra dhe rrethinat e saj janë mbledhur në Vlorë.

Ata kanë hedhur lule në det për të kujtuar të afërmit e tyre që gjëtën vdekjen në ujërat e detit Jon në afërsi të Karaburunit.

Për të 16 vitin radhazi, familjarët kërkojë drejtësi për 28 viktimat. Ata shpresojnë se ngritja e SPAK do të çojë para drjtësisë përgjegjësit kryesor të kësaj ngjarje.

“Ngjarja për ne është e zbardhur. Ne na i ka vrarë shteti. Nëse ka drejtësi duhet të hyjnë në burg. SPAK, BKH ta marrë këtë çështje në dorë dhe mos i lënë këto familje të veshura në zi”,shprehet një prej familjarëve.

Në 9 janar 2004 për shkak të motit keq dhe dallgëve të mëdha gjetën vdekjen 28 nga 36 persona që ndodheshin në bordin e gomones e cila  synonte të arrinte brigjet e Italisë. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!