Përkujtohet Besëlidhja e Lezhës/ Përfaqësues të shqiptarëve në trojet shqipfolëse bashkë për 581-vjetorin

schedule15:11 - 2 Mars, 2025

schedule 15:11 - 2 Mars, 2025

LEZHË- Festohet 581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Për të përkujtuar këtë ngjarje historike në Lezhë ishte Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë se Veriut Talat Xhaferri dhe Ali Ahmeti, përfaqësues të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë dhe arbëreshët.

“Historia na mëson se uniteti kombëtar nuk ehte thjeshtë një koncept i së kaluarës, por një domosdoshmëri për të tashmen dhe për të ardhmen tonë.Ashtu si ath dhe sot na nevojitet një qasje e përbashkët, një vizion  afatgjatë dhe një vullnet i palëkundur dhe i përbashkët për të forcuar rolin e shqiptarëve në rajon e botë”, tha Osmani.

“Gjergj Kastrioti na ka udhëhequr në të gjitha përpjekjet për liri dhe demokraci kombëtare…. Kjo na ka shërbyer ne përderisa ai  çerek shekulli  e mbajti Arbërinë pse ne mos e përmbysim Jugosllavinë”, tha Ali Ahmeti, kreu i BDI-së.

Në këtë 581-vjetor të Besëlidhjes për herë të parë Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të këtë në këtë qytet edhe shtatoren e tij.

Ky bashkim i princërve shqiptarë në drejtimin e Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane është një prej datave më të rëndësishme në historinë e  vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!