Përkujtohet 20-vjetori tragjik i kryepolicit Arben Zylyftari, Veliu: Dora kriminale i mori jetën!

schedule13:07 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:07 - 2 Gusht, 2020

Këtë të dielë është përkujtuar në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, familjarë të Arben Zylyftarit dhe drejtues vendor, ka marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

Veliu ka qenë dhe personi që ka marrë fjalën hapëse në këtë ceremoni  përkujtimore në nderim të Kolonel Arben Zylyftarit, me të cilin Veliu ka pasur nderin të punonte 1-vit në Policinë e Vlorës.

Jemi këtu për të kujtuar dhe nderuar veprën e mikut tonë të shtrenjtë,Arben Zylyftarit. Sot është një ditë kujtese dhe vlerësimi pasi ai ishte një oficer policie që humbi jetën në krye të detyrës. Si sot 20-vite më parë, dora kriminale vrau në krye të detyrës një nga oficerët dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, që nuk zgjodhi të komandonte nga zyra por vendosi të drejtonte vetë një operacion policor për kapjen e një autori me veprimtari të rrezikshme kriminale dhe fatkeqësisht dora kriminale i mori jetën Arbenit”- ka thënë Veliu.

Ndër të tjera në fjalën e tij Veliu është shprehur se dora kriminale që u ngrit mbi Arbenin ka 3 dekada që po përpiqet të sfidojë shtetin,ligjin dhe drejtësinë pasi drejtësia e vjetër shumë rrallë u ka dhënë ktiminelëve dënimet e merituara.

Duke deklaruar se,dita e sotme është një ditë kujtese dhe vlerësimi, ditë apeli dhe kujtimi, një ditë për të risjellë në vëmendjen e të gjithëve vlerat dhe sakrificën sublime të qindra dëshmorëve të atdheut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se,policia nuk do të rresht kurrë pa vënë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit.

Në ceremoni ka folur edhe djali i Arben Zylyftarit,Franc Zylyftari,i cili e ka cilësuar veprën dhe figurën e babait të tij si një shembull dhe një simbol për të gjithë studentët e Akademisë së Policisë së Shtetit.

Arben Zylyftari ishte kolonel i Policisë Shqiptare. Ai u vra në krye të detyrës më 2 Gusht të vitit 2000,gjatë një operacioni policor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!