Përkujtohet 148-vjetori i lindjes së At’ Gjergj Fishtës “por shtëpia e lindjes së Fishtës është e rrafshuar”

schedule11:55 - 23 Tetor, 2019

schedule 11:55 - 23 Tetor, 2019

Përkujtohet në Lezhë 148 vjetori i lindjes së poetit ‘At Gjergj Fishta, ku marrin pjesë autoritete të shumta vendore e qëndrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë të Lezhës.

Frano Kulli, Përgjegjës i Bibliotekës “Gjergj Fishta” Lezhë tha:

Edhe sot vazhdojmë të flasim për Fishtën por shtëpia e lindjes së Fishtës është e rrafshuar e ndërsa ajo ku rriti shtatin duke u rrënuar. Sot përkujtojmë Fishtën por shumë ende nuk e duan si pasojë e një shtypjeje që i bëri kësaj figure regjimi”.

Ndërsa kryetari i bashkisw Lezhë Pjerin Ndreu tha se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Kulturës eshte e gatshme te investoje.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës janë të gatshme për të investuar për shtëpinë e Fishtës dhe jemi në hapat e fundit për të zgjidhur këtë mangësi shumëvjeçare për këtë emër të madh për kombin shqiptar“, tha Ndreu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!