Përkthyesi nxjerr zbuluar shqiptarin

schedule21:30 - 5 Tetor, 2019

schedule 21:30 - 5 Tetor, 2019

Një i ri shqiptar është dënuar me disa muaj burg në Britaninë e Madhe për shkak se kishte dokumente të falsifikuara. Siç shkruajnë mediat, E. Hasanaj u ndalua nga policia në Marlborough më 5 Shtator dhe u dha oficerëve një patentë italiane.

23-vjeçari u ndalua për shkak se dyshohej se merrej me drogë dhe për këtë arsye e dërguan në stacionin e policisë.  Duke u nisur edhe nga mjeti i identifikimit, policia solli një përkthyes italian për të folur me të, por shoferi nuk e kuptonte dot.

“Ishte e qartë që nuk fliste italisht”, u shpreh prokurori Colin Meeke.

Hasanaj theksoi se kishte paguar 15.000 Paund për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe se punonte në një lavazh. Paratë që fitonte, shqiptari tha se i dërgonte në Shqipëri.

Edhe pse avokati mbrojtës tha se i riu e pranoi fajin dhe se nuk kishte dënime të mëparshme, kjo nuk e ndaloi gjykatësin që ta dënonte me 4 muaj burg./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!