Është përkeqësuar situata nga zjarri në zonën e Bërzanës, pranë urës së Zogut në Lezhë.
Flakët janë përhapur në masivin me pisha në këtë zonë, duke rrezikuar dhe banesat. Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritete të tjera, të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar, duke mbrojtur banesat. Ky zjarr u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv. /abcnews.al