Në verilindje të vendit situata është përkeqësuar. Në qytetin e Kukësit reshjet e borës vazhdojnë dhe zonat rurale janë të bllokuara. Shkollat janë mbyllur, ndërsa reshjet e borës po shoqërohen edhe me erë të fortë. Në disa fshatra ka patur mungesë të energjisë ekektrike dhe ekipet e OSHEE po përpiqen të riparojne dëmet.
Në arterien kryesore, në Rrugën e Kombit, ka probleme të herëpashershme. Policia është në gatishmëri dhe monitoron lëvizjen e mjeteve që herë pas here qëndrojnë edhe të bllokuara. /abcnews.al
Raportimi i gazetarit Bujar Muçmataj nga rruga e Kombit: