Sot është shënuar dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në vend. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi 42 raste të konfirmuara me koronavirus.
Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të konfirmuara por edhe raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 prej tyre. Ndërkohë janë janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
LEXO EDHE: Si kurrë më parë, shifër rekord të prekurish nga koronavirusi 24 orët e fundit
ISHP njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me koronavirus, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër.
Rastet e reja sot
21 raste në Tiranë
9 reaste në Shkodër
4 raste në Durrës
3 raste në Krujë
2 raste në Lushnje
1 rast në Berat
1 rast në Pukë
1 rast në Urë Vajgurore
/abcnews.al