Përkeqësohet gjendja e Sergio Rico, “gardiani” spanjoll bie sërish në koma

schedule20:16 - 9 Qershor, 2023

schedule 20:16 - 9 Qershor, 2023

Prej 28 majit, portieri i dytë i “gjigandëve” francezë, të Paris Saint-Germain, Sergio Rico ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u rrëzua teksa ishte duke kalëruar e më pas kali e goditi në kokë.

Mirëpo, teksa raportohej për përmirësim nga ana e spanjollit, mjekët e spitalit “Virgen del Rocio” të Sevijas i hoqën “gardianit” të PSG qetësuesit që e mbanin atë në gjendje kome e tashmë gjendja e tij është përkequsuar.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Sergio Rico mësohet se është kthyer sërish në koma, teksa nuk dihen detaje të tjera nga gjendja aktuale e 29-vjeçarit “iberik”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!