Përkeqësohet gjendja e Nkunku, “ylli” francez detyrohet të operojë gjurin

schedule14:16 - 8 Gusht, 2023

schedule 14:16 - 8 Gusht, 2023

Më herët, këtë të martë u raportua se “fantazisti” francez i “bluve” të Chelsea, Christopher Nkunku, mund të mungojë 2 muajt e ardhshëm, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe dëmtimi mund të zgjasë më shumë seç pritej.

Vetë londinezët kanë njoftuar se, Nkunku i është nënshtruar një operacioni në gju mesditën e kësaj të marte dhe pritet të jetë jashtë për një kohë të gjatë, teksa rikthimit në stërvitje me grupin pritet vetëm pas 4 muajsh.

Ndërkaq, kujtojmë se, Chrsitopher Nkunku iu bashkua “bluve” gjatë kësaj merkatoje vere nga “demat” gjermanë të Leipzig, me këta të fundit që përifituan plot 60 milionë euro nga shitja e tij. Përsa i përket kontratës personale, “ylli” francez ka nënshkruar me “blutë” një kontratë 6-vjeçare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!