Përkeqësohet gjendja e deputetit të LDK, shtrohet në Klinikën Infektive

schedule14:00 - 1 Shtator, 2020

schedule 14:00 - 1 Shtator, 2020

Deputetit të LDK-së, Fetah Rudit  është përkeqësuar pas infektimit me COVID 19. Ai është dërguar në Klinikën Infektive për trajtim.

Lajmin e përkeqësimit të gjendjes së tij e ka bërë të ditur djali i tij.

‘Te dashur miq, në pamundësi që tu përgjigjemi të gjitha thirrjeve dhe interesimit  juaj për gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqësimit të gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin në Kliniken Infektive ne Prishtinë. Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejte përmirësimit. Lutemi për sherimin e plote te babit, dhe të gjithë të prekurve me Covid-19. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë, Petrit Fetah Rudi”, shkruan ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!