Përkeqësimi i situatës nga virusi i ri, Kina dërgon ekipe ekspertësh mjekësorë në Itali

schedule13:20 - 11 Mars, 2020

schedule 13:20 - 11 Mars, 2020

Një ekip  mjekësh kinezë me përvojë janë nisur për në Itali bashkë me anëtarë të Kryqit të Kuq të Pekinit dhe specialistë nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pekini ka ofruar ndihmë të ngjashme për Iranin dhe Irakun për të përmirësuar përhapjen e virusit që shpërtheu për herë të parë në Kinën qendrore. Më shumë se 4,200 njerëz kanë vdekur dhe janë mbi 117,000 të infektuar – shumica e tyre në Kinë.

Italia është vendi më i goditur pas Kinës.

Rastet gjithashtu vazhdojnë të rriten në Francën dhe Gjermaninë fqinje. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se deri në 70 përqind të gjermanëve mund të infektohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!