Përkeqësimi i motit, zona e nënshkodrës në rrezik

schedule11:59 - 24 Janar, 2021

schedule 11:59 - 24 Janar, 2021

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar sërish problematika në Shkodër.  Aktualisht probleme paraqitën në aksin rrugor të Bushatit.

Gazetari Simon Shkreli raportoi se problematikë vijon të jetë batica e detit e cila nuk ka lejuar që lumi Buna të bëjë shkarkime në det.

Fatmirësisht prezencë të ujit në banesa nuk ka, ndërsa një pjesë e rrugës së Obotit ende ka probleme dhe nuk rekomandohet qarkullimi me automjete të ulëta.

Sakaq Bashkia Shkodër njofton se situata në këtë territor janë të përmbytura 748 hektarë tokë, ndërsa prurjet në lumin Kir janë rritur.

Sipas bashkisë në rrugën e Obotit niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, ndërsa është e pakalueshme me mjete të ulëta.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 24.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 24.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
  • Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 748 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 198 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
  3. Grurë 15 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  3. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 95 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
  • Grurë 5 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!