Përkeqësimi i motit, rikthehen reshjet e borës në verilindje

schedule08:24 - 7 Prill, 2021

schedule 08:24 - 7 Prill, 2021

Përkeqësimi i motit ka sjellë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.

Ndërsa Verilindja është përfshirë nga reshjet e borës që në orët e para të mëngjesit, të cilat variojnë nga 3 cm deri në 15 cm në zonat malore.

Rrugët deri tani mbeten të qarkullueshme, ndërsa në rrugën e Kombit nga autoritetet po hidhet kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri me dije se kontraktorët me mjete dhe me punëtore janë në terren për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!