Moti i rënduar në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës është përballur me probleme në linjën e energjisë elektrike.
Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se grupet e OSHEE janë në terren për të siguruar kthimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.
Lexo edhe: Parashikimet për përmbytje në Shkodër, Meta thirrje: Urgjentisht të merren masa!
Po ashtu moti i keq ka shkaktuar përmbytje në shume qytete.
Lexo edhe: Moti i keq, lumi Ishëm rrezikon të dalë nga shtrati në Fushë-Krujë
ARRSH më herët njoftoi se disa akse kanë hasur probleme në qarkullim për shkak të rënies së gurëve, por më ndërhyrjen e grupeve të punës është bërë i mundur edhe qarkullimi i lirë i automjeteve.
Më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta, bëri thirrje që të merren masa për të parandaluar pasojat për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
/abcnews.al/