Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë përditësimin e situatës për gjendjen e akseve rrugore kombëtare.
Në rajonin jugor qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Ndërkohë në rajonin verior reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erëra të forta.
Ndërkohë në Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Lexo edhe: Vijojnë reshjet e dëborës në Korçës, problem në qarkullim dhe me energjinë
Njotimi i plotë:
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës
Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht
Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.
Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë
Qarkullohet me zinxhirë në:
Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,
Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve:
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
/abcnews.al/