Përjetoi tmerr ndaj Egnatias, Klevi Qefalia, talenti që po shkëlqen në Superiore

schedule12:10 - 2 Shtator, 2022

schedule 12:10 - 2 Shtator, 2022

Dëmtimi i futbollistit, Klevi Qefalija fundjavën e kaluar tronditi gjithë botën e futbollit shqiptar. Lojtari i ri i KF Tiranës fatmirësisht tani ndodhet jashtë rrezikut dhe i gjithë komuniteti i futbollit po pret ta shohë sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, djaloshi i vitlindjes 2003 tregoi të gjitha cilësitë dhe aftësitë e tij për të luajtur në nivele të larta. Në “kurrikulumin” e tij numëron ai 6 paraqitje me fanellën e Tiranës këtë sezon, tre prej të cilave si titullar: në ndeshjen e parë kundër Zrinjskit në UEFA Conference League dhe dy në kampionatin “Abissnet Superiore”, kundër Kukësit dhe në ndeshjen e pafat ndaj Egnatias.

Sidomos në këto dy ndeshje Qefalija po tregonte gjëra shumë të mira në aspektin e lojës. Në 32 minutat e luajtura ndaj Egnatias ai nuk kishte gabuar asnjë pasim nga 15 të tilla, duke regjistruar pak më shumë se 25% të pasimeve në fazën ofensinve. Statistika të ngjashme, madje më të mira, krahasuar me ndeshjen e parë ndaj Kukësit: një sasi më e madhe pasimesh drejt sulmuesve (44%) dhe 90% pasime të suksesshme nga 63 të tilla. Shifra të shkëlqyera për një mesfushor, i cili kundër Egnatias luajti më shumë në gjysmëfushën e tij krahasuar me ndeshjen e parë të kategorisë “Abissnet Superiore”, ku e përqendroi më shumë gamën e veprimit në mesfushën e kundërshtarit.

Në aspektin mbrojtës kishte treguar cilësi të mirë, duke rikuperuar 4 topa ndaj Egnatias dhe 8 kundër Kukësit, duke alternuar pothuajse në mënyrë perfekte rikuperimet e topit në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe në gjysmëfushën e tij.

Numra që me kalimin e kohës, duke e konsideruar edhe vështirësinë më të madhe në ndeshjet për kupat e Europës krahasuar me ato të kampionatit, që po rriteshin dhe që të gjithë presim ta shohim së shpejti të vazhdojnë të rriten. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!