Përjashtohen 24 zjarrvënësit demokratë/ Fitim Zekthi: Opozita, sjellje të dobët. Protesta e 7 tetorit nuk do ketë sukses

schedule18:32 - 2 Tetor, 2024

schedule 18:32 - 2 Tetor, 2024

Analisti Fitim Zekthi thotë se veprimet radikale të opozitës vijnë për shkak se është e dobët dhe jo e besueshme nga publiku, teksa iu referua edhe përjashtimet e 24 deputetëve, të cilët shkaktuan kaos dhe flakë në Kuvend.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se opozita nuk ka rrugë tjetër, veçse dhunës dhe radikalizimit, por sipas tij, ka hyrë në një rrugë pa krye.

Zekthi shtoi se protesta e 7 tetorit, thirrur nga opozita, nuk do të ketë sukses.

“PD ka hyrë në një rrugë që nuk i jep mundësi të bëjë veprime të tjera. Ka hyrë që kur Basha pezulloi Berishën nga Grupi Parlamentar. Grupi i Berishës ka zgjedhur rrugën e radikalizimit. Nuk mund të jetë kurrë oferta e re e Shqipërisë. Duke mos qenë i besueshëm, bën veprime radikale. Ky grup do veprojë me këto kokëfortësi. Në këto kushte, kjo opozitë nuk vjen dot në pushtet. Duhet të merrte pjesë në komision. Opozita lufton për mendjet dhe zemrat e njerëzve, por nuk fitohet me djegie karrigesh ose bojkot. Protesta duhet t’i artikulojë këto gjëra me njerëz që populli beson. Këto njerëz janë konsumuar.

Tani kemi hyrë në këtë lloj rruge. Do kemi këtë lloj opozite. Përjashtimet nuk do sjellin asgjë, janë sjellje të zakonshme të opozitave të dobëta shqiptare. Shfaqen edhe luftën e brendshme politike, secili tregohet sa më radikal. Kjo luftë është për kaq pak gjë. Populli del në protestë i frustuar. Protesta të tilla nuk kanë sukses dhe nuk do kenë sukses. Janë protesta politike që bëhen nga anëtarët e partisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!