Përjashtimi i Muric “asist” për Bekajn, gardiani bardheblu titullar sot ndaj Lituanisë

schedule13:37 - 24 Mars, 2021

schedule 13:37 - 24 Mars, 2021

Visar Bekaj prej më shumë se një sezoni grumbullohet rregullisht nga përfaqësuesja e Kosovës, por ka luajtur vetëm në një miqësore me Suedinë në dhjetorin e vitit të shkuar. Challandes deri më tani ka preferuar Muric dhe Ujkanin në portë, por duket se më në fund ka ardhur momenti i gardianit të Tiranës.

Aro Muric u përjashtua ditën e djeshme nga grumbullimi për thyerje disiplinore, kurse Ujkani ka muaj që nuk luan te Torino, duke ngrohur vazhdimisht stolin. Ndërkohë Besar Halimi është gardiani tjetër në dispozicion të Challandes, i thirrur për herë të parë dhe ende i pa ambientuar me presionin e të luajturit me përfaqësuesen.

Në këto kushte Visar Bekaj pritet të jetë titullar sonte ndaj Lituanisë, ndeshje miqësore, që i paraprin atyre ndaj Suedisë dhe Spanjës për eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm. Bekaj ka shansin e artë të tregojë veten sot e të jetë titullar edhe në dy betejat e tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!