Përjashtimi i gazetarëve nga Kuvendi, PD: Ruçi te tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike

schedule14:38 - 10 Qershor, 2021

schedule 14:38 - 10 Qershor, 2021

Partia Demokratike ka kërkuar që Kuvendi të tërhiqet nga vendimi për të përjahstuar gazetarët nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ky vendim i Byrosë së Kuvendit ka sjellë kundërshtimin e gazetarëve, të cilët një ditë më parë u mblodhën në shenjë protestë përpara Parlamentit.

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi përmes një deklarate ka mbështetur shqetësimin e gazetarëve, duke shtuar se edhe BE tha fjalën e saj kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm.

Vokshi e ka cilësuar këtë si vendim të paligjshëm, anti-kushtetues dhe i kërkon Kuvendit q ëtë tërhiqet.

“Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si i tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!” shprehet Vokshi ndrë të tjera.

Reagimi i plotë:

Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si i tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!