“Përjashtimi i deputetëve i padrejtë”, Tabaku: Nesër kërkojmë të bëhemi bashkë për rezolutën e Kosovës

schedule14:43 - 11 Tetor, 2023

schedule 14:43 - 11 Tetor, 2023

Ditën e nesërme pritet të votohet në parlament një rezolutë e përbashkët në mbështetje të qeverisë së Kosovës Të dyja palët kanë dorëzuar nga një rezolutë të ndryshme, PS dhe grupi i Gazment Bardhit.

Menjëhërë pas mbledhjes, Jorida Tabaku deklaroi se nesër do të bien dakord për qendrimet që PD ka pasur lidhur me rezolutën. Ajo theksoi se përjashtimi i deputetëve është i padrejtë dhe nesër duhet të jenë prezentë në një ngjarje kaq të rëndësishme.

“Përfaqësuesit e qeverisë dhe të parlamentit duhet të jenë mbështetës të qeverisë së Kosovës dhe qendrimeve zyrtare që mban parlamenti. Nga informacionet e fundit që unë kam duket se është duke u arritur një dakordësi për qendrimet që PD ka për të pasur të njëjtën rezolutë të Kosovës. Njëkohësisht, kërkuam që kjo do të jetë një seancë e përbashkët, dhe duhet të jenë dhe deputet e përjashtuar. Dhe heqja e këtyre deputetëve do të jetë e padrejtë për një çështje kaq të rëndësishme

E pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, Tabaku tha që kjo nuk është një luftë rezolutash mes partish, por për të mirën e Kosovës.

“PD e ka dorëzuar e para rezolutën dhe kjo nuk ka pse të jetë një luftë rezolutash. Këtu është një akt mbështetje dhe akti i mbështetjes ku bashkohen bashkë dy forcat politike dhe mbështetin Kosovën është një akt i rëndësishëm. E thash dhe një herë që do të ketë një dakordësi dhe shpresoj të mos ketë debate nesër siç ndodh zakonisht”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!