Periudha e fundit nuk ka qënë aspak pozitive për Jordan Pickford. Portieri i Everton dhe Anglisë, kreu një faull të rëndë ndaj Virgil Van Dijk në derbin e Liverpulit, me mbrojtësin holandez që rrezikon të ketë mbyllur sezonin.
Kritika të shumta dhë kërcënime nga tifozët e “The Reds” për 26-vjeçarin, i cili u detyrua të punësonte një truprojë personale për të dhe gruan e tij. Situata e vështirë vijoi edhe në Premier League, me “gardianin” që kreu disa gafa mes shtyllave të Everton.
Trajneri Ancelotti u uli në stol në takimin e fundit ndaj Newcastle në kampionat, teksa Gareth Southgate nuk i bën aspak përshtypje gjendja e “gardianit”, titullar i kombëtares angleze.
Trajneri i “Tre Luanëve” ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet e muajit nëntor, Pickford është pjesë e saj dhe Southgate ka besim absolut te titullari i portës.
“Njerëzit kanë të drejtë të thonë që unë jam besnik ndaj tij. Jordan ka zhvilluar paraqitje të mrekullueshme në kombëtare. Për momentin, nuk ekziston askush që mund t’i rrezikojë postin e titullarit“, deklaron trajneri i Anglisë. /abcnews.al