Ivan Perisiç, padyshim një nga lojtarët më të mirë të Inter-it këto muaj, është kthyer nga një më të preferuarit e tifozerisë dhe ai po duartrokitet papushim në çdo ndeshje të mundshme këtë sezon.
Pas fitores shumë të rëndësishme ditën e djeshme në Champions ndaj Shakhtarit, kroati ka folur për mikrofonat e “SportMediaset”.
“Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ne. Duhej të fitonim patjetër dhe e arritëm këtë qëllim. Loja jonë është e fokusuar tek puna në grup dhe këtë gjë jemi duke e treguar më së miri në fushë. Ndaj Realit do të luajmë ër fitore që të sigurojmë vendin e parë në grup. Tashmë do të mendojmë vetëm për ndeshjet në kampionat, nuk na pranohen hapa të gabuar dhe do e tregojmë veten se jemi në garë për skudeton.”
Më pas ai është pyetur nga gazetari rreth rinovimit të tij me klubin italian.
“Siç e thashë jam i përqëndruar tek e tashmja dhe tek të berit mirë me Interin që të shkojmë aty ku të gjithë duam. Për rinovimin gjithçka është e mundur dhe për këtë gjë do të flasë me drejtuesit, me shumë mundësi pas dy javësh,” kështu është shprehu anësori kroat./h.ll/abcnews.al