Përhapjen e Omicron, Gjermania bllokon fluturimet turistike nga Mbretëria e Bashkuar

schedule06:37 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 06:37 - 19 Dhjetor, 2021

Gjermania ka vendosur që të bllokojë të gjitha fluturimet turistike nga Mbretëria e Bashkuar. Autoritetet shëndetësore e kanë marrë këtë vendim për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron. Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e hënë raporton “The Guardian”.

Autoritetet nuk do të bllokojnë fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar të qytetarëve gjermanë dhe shtetasve të  huaj që jetojnë në Gjermani. Personat që do të hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ PCR dhe duhet të karantinohen për 14 ditë. Ky vendim do të aplikohet dhe për personat e vaksinuar.

Instituti  Robert Koch e mori këtë vendim pas përhapjes së madhe të variantit Omicron në Mbretërinë e Bashkuar. Instituti deklaroi se kufizimet mund të zgjasin të paktën deri në 3 janar. Franca vendosi kufizime të ngjashme ditën e premte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!