Përhapja e koronavirusit duhet të kufizohet pasi kjo do të krijonte vështirësi në sistemin shëndetësor.
Përfaqësuesi i OKB-së në Shqipëri vlerëson marrjen e masave nga qeveria duke i vlërësuar të domosdoshme. Sipas Brian Williams është e rëndësishme që në këtë moment të ketë unitet dhe njerëzit të respektojnë vendimet e mara nga institucionet.
“Masat e mara janë ato të duhura sepse ajo që nuk duam është që ky virus të mos shpërndahet shumë në masë pasi do të krijonte stress në sistemin shëndëtësor dhe ne duam sa më pak përhapje nga një person në tjetrin. A janë të tepruara masat e mara? Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm. Është virus i ri dhe masat e marra kanë treguar se janë të duhura në vendet e tjera ku janë kufizuar ndjeshëm personat e prekur”, theksoi Williams.
Përfaqësuesi i OKB deklaroi se shpallja e pandemisë tregon se shumë vende do të preken nga ky virus i ri.
“Nuk dua të fokusohem në fjalën “ Pandemi” pasi kjo do të thotë që po ndodh në shumë vende njëkohësisht thjesht dhe duhet ta pranojmë një gjë të tillë. Është një virus që shpërndahet shpejt dhe çdo shtet mer vendimet e veta. Tashmë e rëndësishme është që çdo shtet të ketë informacion dhe vlerësojmë se masat do të ndikojnë në reduktim”, u shpreh ai.
Për të shmangur përhapjen e Covid-19 punonjësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara prej disa ditësh kanë nisur që të punojnë online nga shtëpia./abcnews.al