Përhapja e variantit “delta”, Australia zgjat kufizimet anti-Covid në Melburn

schedule08:46 - 2 Qershor, 2021

schedule 08:46 - 2 Qershor, 2021

Masat kufizuese në Melburn, qyteti i dytë më i madh në Australi, do të  jenë në fuqi të paktën edhe për shtatë ditë të tjera, sipas një njoftimi nga autoritetet shëndetësore.

Vendi po përpiqet të mbajë nën kontroll përhapjen e rasteve pas  shpërthimit të variantit indian ose “delta” në komunitet.

“Melburn ka regjistruar  60 raste  dhe ky është një variant shumë ngjitës, i cili po përhapet shumë,” tha James Merlino.

Ai tha se vaksinimi  është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi, por vetëm 2 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Vendi ka regjistruar 30,126 raste dhe 10,615 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!