Përhapja e pneumonisë misterioze, Kina rikthen maskat

schedule12:23 - 29 Nëntor, 2023

schedule 12:23 - 29 Nëntor, 2023

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë herë për të kontrolluar një formë misterioze të pneumonisë që ka infektuar mijëra qytetarë.

Shumë prej tyre janë shtruar në spital me komplikime të rënda në frymëmarrje. Vendi i dytë më i populluar në botë, po rikthen maskat dhe distancimin social pas shpërthimit të një pneumonisë, një sëmundje që prek kryesisht fëmijët.

Masat e urgjencës vijnë gati katër vjet pas shpërthimit të pandemisë së Covid, e cila u përhap në të gjithë globin në kohë rekord me qeveritë në të gjithë botën duke marrë masa urgjente si bllokime, puna në distancë, mësimi në distancë dhe mbajtja e detyrueshme e maskave.

Kina po rikthen maskat dhe distancimin social pasi mediat sociale janë mbushur me video dhe imazhe të qytetarëve të maskuar që presin në dhomat e urgjencës të disa spitaleve.

Për sa i përket informacionit dhe komunikimit, Kina po ecën në të njëjtin drejtim si me pandeminë e koronavirusit, duke i dhënë publikut shumë pak informacion për formën e panjohur të pneumonisë.

Kanë kaluar pothuajse saktësisht katër vjet që kur rastet e para të Covid-19 u zbuluan në qytetin kinez të Wuhan, pak para fundit të vitit 2019. Duke folur për CNN, Profesor Lina Wen, një mjeke tha se rritja e sëmundjeve të frymëmarrjes nuk duhet të jetë një shqetësim global.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!