Përhapja e Omicron, Spanja bën me detyrim mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme

schedule21:51 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 21:51 - 22 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka njoftuar sot qytetarët se mbajtja e maskave në ambientet e jashtme do të jetë e detyrueshme, në përgjigje të rritjes së rasteve me Covid-19. Ky rregull kishte vetëm gjashtë muajsh që ishte hequr, por Spanja regjistroi një rekord prej 49,823 të infektuarish të martën.

Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rajoni është sërish në epiqendrën e pandemisë. Në Spanjë, ky variant besohet se përbën pothuajse gjysmën e infeksioneve.

Sánchez u tha drejtuesve rajonalë se propozimi për maskat do t’u çohet ministrave dhe do të hyjë në fuqi para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu njoftoi përshpejtim të programit të vaksinimit me doza përforcuese, me përfshirje më të madhe nga ushtria.

Spanja pati një mbulim të mire vaksinal gjatë muajve të vjeshtës dhe shmangu vendosjen e masave të rrepta, në krahasim me vendet e tjera. Por varianti Omicron është përhapur brenda pak ditësh dhe shkalla e incidencës është rritur në 695 raste për 100,000 banorë, që është më e lartë se një vit më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!