Është regjistruar viktima e parë nga Koronavirusi jashtë Kinës. Një burrë ka vdekur në Filipine. Departamenti i Shëndetit në Filipine ka bërë të ditur se pacienti ishte një 44-vjeçar kinez nga qyteti Uhan, ku u zbulua për herë të parë virusi. 44-vjeçari kishte udhëtuar nga Uhan në Filipine përmes Hong Kongut, me një grua 38-vjeçare kineze, e cila gjithashtu ka rezultuar pozitive për virusin. Zyrtarët thanë se 44-vjeçari kinez ishte pranuar në një spital në kryeqytet, në Filipine, dhe më pas zhvilloi një pneumoni të rëndë.
Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur në shpërthimi i virusit deri më tani, shumica dërrmuese nga Hubei dhe më shumë se 14,000 njerëz janë infektuar.
SHBA, Australia dhe një numër në rritje i vendeve të tjera kanë ndaluar ardhjen e të huajve nga Kina dhe po kërkojnë që shtetasit e tyre të kalojnë në karantinë.
Numri i rasteve të koronavirusëve në të gjithë botën ka kapërcyer atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u përhap në shumë vende të botës në vitin 2003, por shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është shumë më e ulët. /abcnews.al