Përhapja e Covid dhe rikthimi i masave kufizuese, qytetarët protestë në Australi

schedule14:19 - 24 Korrik, 2021

schedule 14:19 - 24 Korrik, 2021

Rikthimi i masave të ashpra kufizuese ka sjellë një sërë protestash në Australi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mijëra persona janë mbledhur në Sidnej, derisa organizime më të vogla janë raportuar në Melbën dhe Brisbën.

Njerëzit kanë bërtitur “liri”, teksa kanë marshuar në qendër të Sidnejt. Zyrtarët kanë thënë se kanë kryer 57 arrestime.

Qeveritë në Australi kanë rikthyer masat e izolimit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë duket se përhapja e variantit Delta është një ndër shkaqet kryesore të i rikthimit të masave kufizuese në shumë vende të botës.

Ndërkohë në Australi vijon që të jetë e ulët dhe shkalla e vaksinimit, pasi më pak se 14 për qind e popullsisë është imunizuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopikins, Australia ka regjistruar 32,594 raste dhe 916 viktima, prej shpërthimit të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!