Përgjysmohet taksa e infrastrukturës për zyrat që do të ndërtohen

schedule16:38 - 31 Janar, 2018

schedule 16:38 - 31 Janar, 2018

Taksa e infrastrukturës për zyrat e reja që do të ndërtohen në Tiranë do të jetë 4% e çmimit të shitjes. Këshilli bashkiak vendosi përgjysmim të saj ndërkohe që miratoi edhe linjën e autobuzëve elektrik që do t’i shtohet kryeqytetit.

Objektet e reja që do të ndërtohen në Tiranë për zyra do të paguajnë gjysmën e taksës së infrastrukturës. Ato do të paguajnë 4% e çmimit të shitjes për metër katror. Ndërsa, zonat, ku do të aplikohet ky diferencim jane pjesa qendore e kryeqytetit dhe bulevardi i ri.

Këshilli bashkiak e miratoi këtë projektvendim vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e kundërshtoi me argumentin se favorizon persona pranë kryebashkiakut dhe kryeministrit.
Ndërkohë Tiranës do t’i shtohet një linjë e re e transportit publik. Linja e gjelbër do të ketë autobuzë elektrik, të cilët do të përshkojnë një zonë të pambuluar më herët.

Edhe ky vendim nuk mori votat e opozitës në këshill, të cilët ndërkohe akuzuan kryetarin e Bashkisë se po detyron nxënësit e shkollave të paguajnë për të blerë pemë për Tiranën.
Gjithashtu, këshilli miratoi blerjen e apartamenteve të shkrimtarëve Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli nga Bashkia e Tiranës, kur familjaret ta shohin të përshtatshme, me qëllim kthimin e tyre në muze. Ndërkohë pallati pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ato ndodhen do t’i nënshtrohet rikonstruksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!