Përgjonin bisedat me Siri: Apple kërkon falje dhe pushon nga puna 300 persona

schedule13:23 - 29 Gusht, 2019

schedule 13:23 - 29 Gusht, 2019

 

Dëgjonin biseda private dhe regjistronin momente intime të përdoruesve të asistencës vokale të Apple. Ka qenë kjo arsyeja me të cilën janë pushuar nga puna 300 persona në disa vende të europës.

Apple i ka kërkuar falje përdoruesve të Siri, asistencës së tij vokale, duke pranuar se nuk ka qenë në gjendje të ishte në lartësinë e standarteve të saj për privatësinë.

Kjo u bë pas analizës së Aplle pas akuzave të medias, sipas të cilave Apple përdorte regjistrimet në Siri për të përmirësuar identifikimin zanor.

Sipas Guardian, disa kontraktues të tretë kanë dëgjuar në disa raste biseda private si dhe kanë regjistruar cifte të cilat kryenin marrëdhënie intime. Për këtë arsye janë pushuar nga puna 300 persona në disa vende europiane.

Britanikja “The Guardian” ishte e para që denoncoi këtë fakt duke detyruar kompaninë të kryente hetime.

Duke qenë se nuk mund të identifikoheshin personat që kanë përgjuar dhe regjistruar moment intime, vendimi për pushim nga puna u mor për qindra prej tyre./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!