Përgjimi i Kusari-Lilës me deputetin serb/ Meçollari: Flirtim politik për vota, biseda e bërë në zyrë shteti

schedule20:51 - 13 Korrik, 2023

schedule 20:51 - 13 Korrik, 2023

Kapiten Artur Meçollari e cilëson ‘flirtim politik’, bisedën e zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, që u regjistrua nga ky i fundit.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se biseda është bërë në zyrë shteti, çka e përbën më të rëndë ngjarjen.

“Unë e kam dëgjuar të gjithë bisedën. Biseda ka një problem, në gjykimin tim. Unë e kuptoj që në parlament, për shkak të votave ka flirtime politike dhe duket qartë që është një flirtim politik për marrjen e votave. Por biseda është bërë në një zyrë shteti, dhe këtu qëndron problemi. Nuk është bërë në një kafene, është bërë në një zyrë shteti. Për më tepër, e para është fjalori i përdorur. E dyta, zonja ka folur në telefon dhe nuk e mohon gjatë bisedës, që ka folur me të kërkuarin, me kriminelin që është në arrati, Rajdoiçiç. E kuptoj që biseda është bërë në kuadrin e flirtimit politik.

Ka një flirtim politik për çështje votash dhe këto flirtime, normalisht në parlamente ndodhin rregullisht, por etika e përdorur në telefonatë, nuk më rezulton që të jetë një lloj pozicioni i shtetarit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!