Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgjimi i bisedës, Trump “shpërthen” ndaj ish-avokatit të tij

schedule09:52 - 22 Korrik, 2018

schedule 09:52 - 22 Korrik, 2018

Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj lajmeve se ish-avokati i tij e ka regjistruar gjatë një bisede. Duke e cilësuar një praktikë të paimagjinueshme për marrëdhënien “avokat-klient”, Trump ka deklaruar se ajo mund të jetë edhe ilegale.

Presidenti Donald Trump ka kritikuar ashpër ish-avokatin e tij, Michael Cohen, për regjistrimin e bërë prej tij gjatë bisedimeve për të paguar një modele, që kishte pasur një aferë me kreun e shtetit. Duke reaguar përmes rrjetit social të preferuar, Trump ka deklaruar se një agresion i tillë nuk është dëgjuar ndonjëherë.

Ai ka nënvizuar se, praktika që një avokat të regjistrojë bisedën me klientin e tij është e paimagjinueshme dhe ndoshta është ilegale. Presidenti ka insistuar gjithashtu se nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Por, lajmi i mirë është se presidenti juaj i preferuar nuk ka bërë asnjë shkelje”, u është drejtuar ai përdoruesve në Twitter.

Regjistrimi i bisedës është bërë dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Materiali audio është zbuluar nga agjentët e FBI-së që më herët gjatë vitit kontrolluan zyrën e avokatit Michael Cohen në Nju Jork.

Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të zbuluar mënyrën e pagesës që iu bë ish-modeles së “Playboy”, që pretendonte se kishte pasur një marrëdhënie me Trump, para se ai të bëhej kryetar shteti. Ndërkohë, avokati Cohen, ndaj të cilit për momentin nuk është ngritur asnjë akuzë, ndodhet nën hetim për evazion fiskal dhe shkelje të ligjeve elektorale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!